Gjirokastër, pas 6 orë kërkim kapet autori i vrasjes së 57-vjeçarit në kamionçinë

Zbardhet ngjarja e ndodhur në ditën e djeshme aksin rrugor Poliçan-Suhë, ku u gjet i pajetë 57-vjeçari Gëzim Ssarçi.

Pas 6 orë kërkimesh dhe kontrollesh në tëgjithë zonën nga policia u bë i mundur lokalizimi, kapja dhe prangosja eautorit të dyshuar të vrasjes.

Policia gjeti dhe sekuestroi në një banesëtjetër edhe rrobat që autori kishte veshur gjatë kryerjes së krimit.

“Menjëherëpas marrjes së njoftimit se në aksin Poliçan-Suhë ishte gjetur i pajetështetasi G. S.,  strukturat e DrejtorisëVendore të Policisë Gjirokastër organizuan punën për zbardhjen e ngjarjes. Falëpunës së mirorganizuar hetimore të kryer nga Sektori për Hetimin e  Krimeve të Rënda në DVP Gjirokastër, nëbashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, u bë e mundurzbardhja e ngjarjes dhe identifikimi i autorit.” –njofton policia.

Kanë qenë rreth 50 forca policore, pas 6 orë kërkimesh, krehje të zonës, kontrolleve në disa ambiente dhe banesa të dyshuara që bënë të mundur lokalizimin e vendndodhjes së autorit, Mihal Thimjo, 33 vjeç, banues në Dervician.

Ai akuzohet për veprën penale "Vrasja medashje", pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur mesende të forta shtetasin G. S., 57 vjeç, banues në Humelicë, Gjirokastër, dukei shkaktuar vdekjen.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Lexo edhe: Gjirokastër, 57-vjeçari gjendet i vdekur në kamionçinë, dyshohet se u vra nga pasagjeri në mjet