Tregtarët e suvenireve protestë kundër bashkisë Sarandë: Ne paguajmë taksat vjetore, të tjerët jo
Dhënia e lejes për tregtim suveniresh në bulevard ngaBashkia e Sarandës po çon drejt falimentit bizneset në dy rrugët e para tëqytetit.
Ata shprehen të revoltuar se si konkurohen padrejtësisht ngatregtarët që paguajnë vetëm një tarifë në bashki dhe asnjë detyrim tjetër nështet.
“Këta bëjnë njëkonkurencë të padrejtë, dalin në vijën e parë në shëtitore aty ku kalojnëturistët. Ata nuk paguajnë asgjë, paguajnë një shumë simbolike”.
Edhe pse u ndërtua një treg në afërsi me shëtitoren, tregtarëtqë shesin të njëjta produkte me dyqanet, refuzuan të shkonin aty duke urikthyer verën e kaluar sërish në shëtitore.
Në vitin më të vështirë për turizmin dhe biznesin në Sarandësipas pronarëve të dyqaneve, kjo lloj tregtie po i dëmton dyfish.
Shumica dërrmuese e bizneseve në Sarandë kanë hyrë në marrëdhëniekredie me bankat e nivelit të dytë pas efekteve shkatërruese në ekonomi tëCovid-19.
Tregtia e subjekteve pa NIPT nën stendat e bashkisë, po ushkakton dëme të konsiderueshme çdo ditë bizneseve që paguajnë rregullishtdetyrimet e tyre.