Lapaj: Sekuestro e RTV Ora më shumë show, nëse administratori shtetëror ndryshon linjën editoriale qëllimi ka qenë televizioni
Për avokatinAdriatik Lapaj, mënyra se si u bë sekuestroja preventive ndaj RTV Ora, ishte mëshumë një show.
Lapaj, në njëintervistë për Ora News tha se ekseset e procedurës e bëjnë të besojë se qëllimika qenë edhe që t’i jepet një mesazh dikujt apo shumëkujt.
Lapaj: Mënyra se si uekzekutua ajo sekuestro preventive ishte më shumë show se sa zbatim ligji. Nuk kuptova dot se çfarë donin forcat speciale mekokore në sekuestrimin e një objekti i cili në fund të ditës do të vazhdonte tëfunksiononte. Ekseset, mua më bëjnë të kuptoj se qëllimi nuk ka qenë vetëmzbatimi i ligjit, por që t’i jepet një mesazh dikujt apo shumëkujt. Unë besojse drejtësia duhet të shkëputet nga kjo mendësi, nga qokat dhe goditjetselektive.
Lapaj tha seqytetarët prisnin që SPAK të merrej me korrupsionin e zyrtarëve të lartë.
Lapaj: Nëse z. Ndroqika bërë shkelje të mbajë përgjegjësi sipas ligjit, por unë nuk e kuptojspektaklit. Qytetarët shqiptarë e kanë pritur SPAK që të luftojë korrupsionit shtetëror,sepse për krimin e organizuar e kishin krimet e rënda. Reforma kryesisht u morme funksionarët e lartë shtetërorë dhe ajo që ne presim nga SPAK është që në kryetë herës të merret me njerëzit që kanë fuqi vendimmarrëse, ata që kanë dhënëtendera, ata që kanë ndërtuar rrugë më 20 mln euro kilometra apo ata që kanë 20vite që shfrytëzojnë naftën në mënyrë barbare pa përfituar asgjë.
Për Lapajn,i çuditshëm ka qenë pompoziteti i ngjarjes, pasi fare mirë mund t procedohet përmesnjë njoftimi.
Lapaj: Nuk kuptova pompozitetin me të cilin ngjarjandodhi. Në raste të ngjashme duhet të procedohet me anë të një njoftimi dhe nësedo të kishte rezistencë nga institucioni mund të sillej policia, por përderisa nukkishte rezistencë duhet të kishte një ndjekje të procedurave të sekuestrospreventive. Këto prona nuk i kalojnë shtetit shqiptar, por ngrihen. Ato nukmund të falimentohen, aktiviteti duhet të mbahen gjallë sepse mund të shkaktoshdëme në ndërmarrje dhe nëse shpallet i pafajshëm paguhen lekët nga buxheti ishtetit.
Së fundmi, nëseadministratori shtetëror që do të caktohet ndryshon linjë editoriale, atëherë qëllimika qenë sulmi ndaj televizionit.
Lapaj: Këtu do të caktohet një administrator shtetëror dhe duhet të vazhdojë normalisht puna në institucion sepse nëse në fund pësohen humbje dhe del që pronari ka qenë pa lidhje me akuzën që i bëhet, atëherë publike, përmes buxhetit të shteti duhet të paguajë dëmit. Këtu po pres të shoh se çfarë qasje do të ketë administratori. Nëse ai e ndryshon linjën editoriale, na lë të kuptojë se nuk ka qenë ligji qëllimi, por linja editoriale e televizionit. Nuk kishte këtu ndonjë atentat terrorist që të kishte nevojë për skafandra, se gazetarë ishin brenda.
Intervistoi Matilda Mcini, përgatiti A. Kurti