Durrës, prangoset 38-vjeçari i dënuar me burg nga gjykata në Itali

Në bashkëpunim më Interpol Tirana, policia eDurrësit ka arrestuar shtetasi D. T., 38 vjeç, me qëllim ekstradimin në Itali.

“Specialistëte Sektorit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, nëbashkëpunim me Interpol Tirana, në vijim të punës për kapjen dhe vënien parapërgjegjësisë penale të shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, kanë bërëarrestimin e përkohshëm, me qëllim ekstradimi drejt Italisë, të shtetasit D. T.,38 vjeç, banues në Durrës.” – njofton policia.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkimndërkombëtar nga Zyra e Interpol Tirana, pasi Gjykata e Pordenones/Itali e kadënuar me 3 vite, 5 muaj e 5 ditë burg, për veprën penale "Dhuna nëfamilje" parashikuar nga Kodi Penal italian.

Gjithashtu, specialistët për Hetimin eTrafikut të Paligjshëm dhe Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrëskanë ndaluar shtetasin e shpallur në kërkim kombëtar E. A., 30 vjeç, banues nëDurrës, për veprën penale" Prodhimi dhe shitja e narkotikëve".

Materialet i kaluan Prokurorisë së RrethitGjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.