Meta i shqetësuar për rritjen e rasteve me Covid: Qeveria të shtojë buxhetin për shëndetësinë

Presidenti,Ilir Meta, shpreh shqetësimin për situatën e krijuar me Covid-19.

Duke ju shprehur ngushëllimet më të ndjera të gjithafamiljeve që kanë humbur të dashurit e tyre, si dhe duke ju uruar shërim sa mëtë shpejtë të gjithë qytetarëve të prekur nga COVID-19, Meta shprehsolidaritetin tim të plotë me ta dhe të afërmit e tyre, si edhe me të gjithëpersonelin mjekësor, që është duke u shërbyer me profesionalizëm dhe përkushtimmaksimal, të cilët i falenderoj me mirënjohje për sakrificat dhe devocionin ejashtëzakonshëm që po dëshmojnë prej muajsh.

Presidenti vlerëson angazhimindhe masat e marra deri tani nga institucionet përgjegjëse shtetërore kundërpërhapjes së kësaj pandemie të rrezikshme, por ritmet tepër shqetësuese ngadita në ditë të shtimit të rasteve të qytetarëve të prekur dhe numrit tëviktimave, thotë Meta, shtrojnë nevojën jetike të angazhimit të të gjithastrukturave shtetërore me forca tepër të kualifikuara njerëzore dhe shkencore,veçanërisht me eksperiencë në fushën e epidemiologjisë dhe të higjienës,qofshin jashtë shërbimit aktiv, si dhe mobilizimin e një numri më të madh tëreanimatorëve dhe personelit infermier në ndihmë të tyre.

Kreu i Shtetit përsërit me forcë thirrjen drejtuar qeverisëpër të shtuar buxhetin e sektorit të shëndetësisë, dhe marrjen pa vonesa të tëgjitha masave për shtimin e ambienteve të terapisë intensive, për më shumëpajisje dhe gjithçkaje të domosdoshme që duhet për trajtimin e të prekurve.

"Asgjë tjetër nukështë më e rëndësishme se jeta e qytetarëve!"thotë Meta.       

Presidenti thekson gjithashtu se çdo qytetar duhet të jetë indërgjegjshëm në zbatimin e udhëzimeve publike, për mbajtjen e maskave,respektimin e distancimit fizik dhe higjienë maksimale, pasi nënvleftësimi më ivogël, jo vetëm rrezikon shëndetin dhe jetën e tij, por edhe të fëmijëve, tëprindërve, të gjyshërve, të fqinjëve dhe të miqve të tij.

"Është tepër erëndësishme, veçanërisht në kushtet kur ndodhemi në pikun e sezonit turistik,të tregojmë përgjegjshmëri dhe bashkëpunim maksimal. Vetëm në këtë mënyrë dhefalë një solidariteti mbarëkombëtar do t’ia dalim për të tejkaluar me pasoja samë të lehta këtë pandemi të rrezikshme duke mos lejuar përshkallëzimin emëtejshëm të përhapjes së saj. Së bashku për të mbrojtur shëndetin e çdoqytetari!"përfundon  Meta.