Shoqata e Gazetarëve Profesionistë të Shqipërisë solidaritet RTV ORA: Qeveria të garantojë të drejtat e gazetarëve
Shoqata e Gazetarëve Profesionistë tëShqipërisë ka shprehur solidaritet me gazetarët e RTV ORA pas sulme politike.
Kjo shoqatë bën me dije se hetimi nga SPAK ipronarit të medieve, nuk duhet të ndikojë në sigurinë në punë të gazetarëve dhenë politikën editoriale të tyre.
“Shoqatae Gazetarëve Profesionistë të Shqipërisë shpreh shqetësimin e thellë përintimidimin dhe pasigurinë, që kanë përcjellë gazetarët dhe punonjësit e RadioTelevizionit Ora me praninë e trupave të armatosura policore në ambientet etyre!
Hetiminga SPAK i pronarit të këtyre medieve, nuk duhet të ndikojë në sigurinë në punëtë gazetarëve dhe në politikën editoriale të këtyre medieve. Shoqata eGazetarëve Profesionistë të Shqipërisë solidarizohet me punonjësit e RTV Oradhe i bën thirrje qeverisë, që të garantojë të drejtat e gazetarëve,vazhdimësinë e punës së tyre dhe mosndërhyrje në politikën editoriale.”