Gerti Shella pyet: Kush e bëri kallëzimin e Rtv Ora dhe Ora News në SPAK?
Drejtori i INFOCIP, Gerti Shella, ngre shumë pikëpyetje mbi mënyrën sesi SPAK procedoi me sekuestron e RTV Ora dhe Ora News.
Sipas tij, prania policore te dy televizionet nga listat prej 26 pasurish të listuara nga SPAK tregon se shënjestër kanë qenë televizionet.
I ftuar në Ora News, ai ngre edhe pyetjen: Kush bëri kallëzimin e Rtv Ora dhe Ora News në SPAK?
Shella: Pyetja ështëretorike, ngre pikëpyetje mbi gjithë procesin e sekuestros së dy televizioneve,që kanë afirmuar ndër vite që kanë qenë dritare lirie, hapësira të pakushtëzuaralirie dhe vënia e tyre nën sekustro nga shteti, pavarësisht se kujt i përket ai,është shqetësues. Në sekuestrimin e dy televizioneve të bën përshtypje se psepolicia paraqitet në dy nga 26 pronat që u listuan në komunikatën për shtyp?
Kjo e orientonperceptimin publik të dalë në përfundimin që në shënjestër kanë qenë dy televizionet.Jemi të detyruar të mendojmëqë policia e ka pasur mne Tv Ora dhe Ora News sakohë prezenca e tyre iverifikua këtu. Është pikëpyetje e dytë e rëndësishme që nuk përkojnë të dhënate afateve kohore kur ka nisur ky hetim me kohën kur SPAK ka filuar së funksionuari.Unë dua të ngre një pyetje: Kush bëri kallëzimin e Rtv Ora dhe Ora News nëSPAK? A dini gjë ju? Nëse ekziston një subjekt që ka kallëzuar pronarin easeteve që janë vënë nën sekustro mendoj se është në të drejtën e publikut tivihet në dispozicion.
Nëse SPAK ka nisurhetimet kryesisht është legjitime të kërkohet a janë këto hetime të nisurakryesisht jashtë kushteve të ndikimit të paligjshëm qoftë ky i brendshëm apo ijadhtëm. Ora News është e angazhuar në beteja të përditshme të mbrojtjes sëinteresit publik. Së fundmi kemi dhe një përshkallëzim të kontrollit demokratikqë Ora News ka bërë karshi mënyrës si qeveris bashkia e Tiranës. Teksa jemi tëdetyruar të mbajmë si garanci kushtetuese prezumimin jo fajtor të zotit Ndroqi,jemi të legjitimuar të ngrejmë pikëpyetje se kush e vuri në lëvizje këtëmekanizëm që ka provokuar një perceptim të ngatërruar te publiku dhe një mal mepasiguri dhe për atë që është interesi i publikut, puna e patrazuar e gazetarëveqë punojnë në Ora News.
Media është me liri të garantuar.Teksa sekuestrohen dy media brenda ditës është tronditëse edhe nga pikëpamja sasiore. Mendoj se nuk është ndihmuar interesi publik, por është goditur. Do të shpresoja shumë që kjo baticë policore të zmbrapset dhe drejtësia të fillojë të ekuilibrojë parimet. Kjo situatë ndodhi kur ju mbyllët të gjithë programacionin tuaj.
Intervista në studio me gazetaren Matilda Mcini, përgatiti për online Besjana Kuçana