Ndryshimi i Kushtetutës, Mehmeti: Zhytja e Ramës vazhdon,vetëm ngatërresat e shpëtojnë

Në seancën e fundit të parlamentit, kryeministri Edi Rama ndryshoi në mënyrë të njëanshme Kushtetutën, duke hapur listat dhe ndaluar koalicionet parazgjedhore.

Opozita e akuzoi seprishi marrëveshjen konsensuale të arritur mes tyre me 5 qershor.

Publicisti KimMehmeti thotë se Ramës nuk i ka mbetur zgjidhje tjetër veçse të zhytet mëthellë në zollumet e tij.

Mehmeti:Piktori është në gjendje të prishë edhe Shqipërinë dhe nuk ka zgjidhje tjetër.Ka ardhur në atë pikë ku sa më keq është Shqipëria, aq më mirë është për atë.Samë shumë ngatërrohen punët në Shqipëri, më e lehtë është për atë që të shpëtojë.Le të mos ketë bërë asgjë kriminale piktori, ai bëri akte të turpshme për njëKryeministër, rrënoi teatrin, përdori pandeminë për të ndryshuar Kushtetutën, igëzohet faktit se ka një Kuvend qesharak, i ka thënë lamtumirë të drejtës, i kathënë lamtumirë të mirës për Shqipërinë dhe shqiptarët. Ai ngutet se nuk kazgjidhje tjetër, vetëm ngatërresat e shpëtojnë. Vetëm e keqja më e madhe embulon të keqen e madhe. Zhytja vazhdon.

Po në të njëjtën ditëqë u ndryshua Kushtetuta është miratuar në heshtje edhe ligji sipas të cilitShqipëria do të ndahet në katër rajone dhe që sipas opozitës është një përpjekjee Ramës për të ozurpuar pushtetin lokal.

Mehmeti nuk ështëaspak i suprizuar, duke deklaruar se Rama ka qenë i sinqertë në shfaqjen edëshirës së tij për ti pasur të gjitha pushtetet në dorë dhe ja arriti.

Mehmeti:Piktori ka qenë i sinqertë, i donte të gjitha në duart e veta dhe i mori. E lashtetin pa Gjykatë Kushtetuese dhe në njëfarë mënyre ai është dhe GjykataKushtetuese, edhe kryebashkiaku i të gjitha bashkive, edhe kryeministër dhekryeparlamentar, ai është dhe Shqipëria. Duhet të jemi me fat nëse ai nukvendos të bëjë edhe ndonjë ndarje të Shqipërisë më ndryshe, mos harroni që njëkohë popullin shqiptar e quante populli opozitar dhe populli pozitar.Shkonte nëKosovë dhe thoshte kush kritikon presidentin e Kosovës është gomar. Një njeri itillë vetëm përçan, atë strategji ka. Gjatë 7 viteve ai ka pasur mik dhe aleattë vetëm përçarjen dhe përbuzjen.Ne merremi me të dhe atij i përshtatet.Nukthemi më të rëndësishmen që ky njeri është i rrezikshëm për shqiptarinë dheShqipërinë.

E ndërsa Kuvendi iMaqedonisë së Veriut u konstitua një ditë më parë, ai nuk kursen kritikat përBDI.

Mehmeti: Deri sa të jetë BDI për partitë maqedonase nuk do të ketë parti më të përshtatshme për pjesëmarrjen në qeveri, është edhe e preferuara e Tiranës zyrtare. Edhe për piktorin më të përshtatshëm se të BDI këtu nuk ka. Te ne erdhi puna se shqiptar i mirë për shtetin maqedonas është shqiptari i korruptuar, edhe për Tiranën dhe Prishtinën politikanët më të mirë në Maqedoni janë shqiptarët e korruptuar.Elitat tona politike nuk kanë ideal më të lartë sesa të vinë në pushtet dhe të mbrojnë interesat e veta dhe partive.Kush se ka kuptuar këtë, nuk ka kuptuar asgjë.

Intervista në studio me gazetaren Beti Njuma, përgatiti për online Besjana Kuçana