Propozimi i Genc Burimit: Kryeministri çdo dy vjet ti nënshtrohet referendumit
AnalistiGenc Burimi thotë se me miratimin e ndryshimeve kushtetuese, kryeministri Ramaka të gjitha pushtetet në dorë.
I ftuar nëRTV Ora, Genc Burimi ka dy propozime për kryedemokratin Basha. Ai shprehet seBasha duhet të propozojë që kryeministri të mos marrë më shumë se dy mandate.
Ndërsapropozimi i dytë është që kryeministri çdo dy vite të pranojë t'i nënshtrohetnjë referendumi popullor nëse qytetarët duan ta kenë më në krye apo jo.
Burimi: Nukka rëndësi kush fiton dhe kush nuk fiton. Edhe po mos të vijë PD dhe LSI nëpushtet nuk është ndonjë fatkeqësi e madhe për shqiptarët. Gjendja e tyre sot,PD dhe LSI në asnjë moment kur kanë qenë në pushtet nuk kanë bërë "meakulpa".Nuk kanë asnjë program alternativ. Pra nuk është fatkeqësi e madhe nëse humbintë dy palët. Nuk mund të preket kushtetuta ashtu siç është prekur sot. Rama ika të gjitha në dorë dhe nesër mund të thotë unë shpallem perandor. Dhe çfarë endalon atë zotërinë që ta bëjë Shqipërinë me një regjim monopartiak? Ai pokrijon precedentë që në të ardhmen t'i shfrytëzojnë parti të tjera. Kjo ështëfrika. Po flasim për parime. Nuk mund të preket kështu Kushtetuta.
Sot unë po i propozoj Bashës, se me këtoqë po njeh sot Shqipëria, kultesh individi. Po krijohet një kult individi nëShqipëri, që nëse duam një program radikal ta bëjmë si në ShBA, që njëkryeministër mos të ketë më shumë se dy mandate. Berisha abuzoi, Rama poabuzon. Kjo duhet të vijë nga ana e opozitës. Po të ketë guxim Basha le tapropozojë. Duhet diçka e fortë në Shqipëri, diçka radikale. Basha të shkojë atydhe të thotë që çdo dy vite kryeministri të pranojë një referendum popullor përtë parë nëse populli e do të vazhdojë apo jo. Duhet të nxjerrë mësime nga këto16 vite. Një kryeministër, më shumë se 1 mandat fillon dhe abuzon. Të bëhen këtopasi në të kundërt asgjë nuk do të ndodhë.
Ndërsa për tëardhmen politike të vendit, Burimi thotë se Shqipëria do të ketë një periudhëqetësie.
Por nuk efsheh faktin se mund të ketë sërish një situatë si në vitin 2017 me vendosjen eçadrave nga ana e opozitës.
Burimi: Shqipëriado të hyjë në njëfarë qetësie politike deri në dimër. Më pas nga janari dheshkurti mund të ketë prapë çadra. Në dimrin e ardhshëm do të njohim sërish njësituatë si në 2017. E para opozita nuk duhej të kthehej fare në tryezën e KëshillitPolitik. Të mos binte në kurthin e Edi Ramës për të biseduar për listat ehapura. Donte Rama lista të hapura, ta bënte me referendum popullor. Mendoj seopozita bëri kalkulime të gabuara dhe ra në kurthin e kryeministrit. Debati nukishte duam apo jo lista të hapura, por a mund të ndryshohet kushtetuta kur nukka Gjykatë Kushtetuese.
Intervista në studio megazetaren Besmira Pelushaj, përgatiti Endi Mullaj