Dëmtuan kabllon elektrik gjatë punimeve për rrjetin kullues, dy të arrestuar në Vlorë

Policia e Vlorës ka arrestuar dy shtetas dhe ka shpallur nëkërkim një tjetër për "Shkeljen e rregullave të mbrojtjes në punë".

Në pranga kanë rënë shtetasit S. B., 54 vjeç dhe L. Ç., 29vjeç, me banim në Vlorë.

Arrestimi i tyre u bë pasi shtetasi S.B me detyrë teknikzbatues dhe shtetasi L.Ç në cilësinë e manovratorit të punimeve gjatërregullimit të rrjetit kullues në lagjen "Hajro Çakërri" Vlorë,dyshohet se kanë shkelur rregullat e mbrojtjes në punë duke dëmtuar një kabullelektrik.

Si pasojë e këtij problemi, është dëmtuar në trup shtetasiF. K., 66 vjeç, banues në Vlorë, i cili ka shkuar në Spitalin e "NënëTerezës" Tiranë për ndihmë mjekësore.

Gjithashtu, Policia ka shpallur në kërkim shtetasin K. H.,56 vjeç, banues në Elbasan, pasi duke qenë në cilësinë e drejtuesit të këtyrepunimeve, dyshohet se është një nga përgjegjësit e tjerë për shkeljen e rregullavetë mbrojtjes në punë.

Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.