Sa besojnë shqiptarët te ekzistenca e koronavirusit?

Ndërsarastet e infeksionit me koronavirus rriten nga dita në ditë, skepticizmi përekzistencën e virusit mbetet prezent.

Kjou duk edhe nga një sondazh i Ora News në faqen tonë në facebook, ku pyetjes nësenjohin ndonjë person me Covid shumë prej tyre iu përgjigjën pozitivisht, madjeedhe me pervoja personale.

Por të shumtë janë edhe ata që të gjithë këtë e cilësojnë një stisje, ndërsa ka edhe nga ata që mendojnë se gripin e zakonshëm e pagëzuan me emrin "korona".

Njëditë më parë në vendin tonë u regjistruan katër të vdekur dhe 120 raste të rejame Covid-19.

Në spitale po trajtohen 119 persona, ku 18 janënë terapi intensive dhe 6 në intubim.

Që prej fillimit të pandemisë janë regjistruar5396 raste infeksioni. Prej tyre 161 kanë hymbur jetën,  ndërsa 2961 janë shëruar.

Aktualisht janë 2274 raste aktive.