I ndaluari për dhunë në familje vetëvaret me lidhësen e tutave brenda policisë
Një person indaluar për dhunë në familje është vetëvarur në ambientet e policisë së Durrësit,duke shkaktuar një incident të rëndë në këtë institucion. Si pasojë eshkeljeve të gjetura pas ngjarjes, dy efektiva policie janë marrë në hetim nga SHÇBA,pasi nuk kishin kontrolluar siç duhet 52-vjeçarin i cili përdori lidhësen etutave sportive për ti dhënë fund jetës.
Një52 vjeçar i shoqëruar për dhunë në familje është vetëvarur brenda ambienteve tëpolicisë së Durrësit.
Ngjarjae rëndë është pësuar me procedimin penal ndaj dy punonjësve të rendit të cilëtjanë marrë në hetim nga shërbimi për çështjet e brendshme dhe ankesat.
Burimetzyrtare thanë se ngjarja e rëndë ka ndodhur në 1 gusht, në mbrëmje, nëambientet e dhomave të shoqërimit të DVP Durrës.
Kaqenë personeli i brendshëm i policisë që ka gjetur të vetëvarur shtetasin ToninTuci, i cili ishte shoqëruar për rreth 3 orë, si i dyshuar për veprën penale"Dhunë në familje".
Aimësohet se ka përdorur lidhësen e tutave sportive që kishte veshur për tërealizuar vetëvarjen.
Familjarëtkishin denoncuar dhunën e 52-vjeçarit, nëpërmjet një telefonate në numrin unik112 dhe policia kishte ndërhyrë menjëherë duke bërë ndalimin e tij dhe më passhoqërimin në ambientet e izolimit.
Ngahetimet paraprake të SHÇBA, rezulton se viktima ka qenë nën efektin e pijevealkolike dhe akti është kryer në kohën kur familjarët e tij po shpjegonin nëPolici, rrethanat e ngjarjes për dhunën në familje.
Pashetimeve të para oficerët e SHCBA kanë konstatuar paregullsi në veprimet epunonjësve të policisë dhe për pasojë kanë proceduar për shpërdorim detyrepunonjësit me iniciale A.Ç., specialistit në Zyrën e Informacionit dhe G.B.Specialist i Policimit në Zonë.
Krahashetimit penal mësohet se Drejtoria e Standardeve Profesionale ka nisur hetimindisiplinor për të nxjerrë përgjegjësitë në zbatimin e procedurave standarde nëlidhje me shtetasin e ndaluar.