Përkujtimi i Arben Zylyftarit të rënë në detyrë, Veliu: Drejtësia e re të zbardhë ngjarjen pa autor

Policia eShtetit kujtoi një nga heronjtë e saj, Dëshmorin e Atdheut, Arben Zylyftari. Nëceremoninë përkujtimore për 20-vjetorin e rënies në krye të detyrës të ishdrejtorit të Policisë së Shkodrës, drejtori i përgjithshëm i policisë ardiveliu tha se shpreson se drejtësia e re do ta zbardhë ngjarjen e rëndë.

Dydekada pas vrasjes së ish krye-komisarit Arben Zylyftari, drejtuesit e policisësë shtetit presin që drejtësia e re të japë dënimin e merituar personave qëpërpiqen të sfidojnë shtetin.

"Këto tredekada dora e pabesë u ngrit përmbi ty Arben. Ka më shumë se 3 dekada që përpiqentë sfidojnë shtetin, drejtësinë. Drejtësia e vjetër rrallë ka dhënë dënimin emerituar. Gjithë sot jemi me sytë nga drejtësia e re".

Në20-vjetorin e rënies në krye të detyrës, dëshmori Arben Zylyftari, u përkujtuanë një ceremoni ku morën pjesë drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit,Ardi Veliu, familjarë, nënkryetari i Bashkisë së Beratit, Luçiano Bojaxhiu,drejtori i Policisë së Beratit si dhe miq të dëshmorit.

Sipasdrejtorit Ardi Veliu, shembulli i Arbenit është shembull i fortë për ta bërëShqipërinë vend më të drejtë, dhe për të ndërtuar një shqipëri më të mirë përfëmijët.

"Nuk ka kurajomë të madhe për punonjësit e Policisë së Shtetit, shembull më të fortë se eArbenit për të bërë Shqipërinë vend më të drejtë".

ArbenZylyftari është vrarë gjatë operacionit për kapjen e Bahri Tafilit dhe djalittë tij Admir Tafili në një fshat pranë Shkodrës. Gjatë përplasjes me armë veçkolonel Zylyftarit u vra edhe Bahri Tafili, ndërsa Admir Tafili u arrestua.