Aksident në Transballkanike, motori i fast food-it përplas këmbësorin

Një këmbësor mbeti i plagosur ndërsa u përplas mesditën e  sotme nga motori i një biznesi fast food-i.

Aksidenti ka ndodhur në rrugën transballkanike në Vlorë.

I plagosuri është dërguar meurgjencë drejt spitalit. Mësohet se ka fraktura në trup por është jashtërrezikut për jetën.

Ndërkohë policia ka shoqëruardrejtuesin e motorit për marrjen në pyetje.