Konflikt interesi në Bashkinë Tiranë, leje ndërtimi bashkëshortit të Drejtoreshës
Skandalet ekryebashkiakut Erion Veliaj nuk kanë të sosur. Një leje për shesh ndërtimi nërrugën e Kavajës ja ka dhënë në konflikt të hapur interesi firmës sëbashkëshortit të një prej punonjësve të tij. Bëhet fjalë për kompaninënStartek, me pronar Lulzim Mehmetajn. Vetë administrator i firmës refuzoisqarimet, ndërsa banorët thonë se shumë firma që kanë shprehur interes janëeleminuar me qëllim.
Bashkiaka firmosur një kontratë me kompaninë StartekSHPK për ndërtimin e një objekti por në këtë zonë ende nuk ka një projekt seçfarë do të ndërtohet.
Banorëtshprehen se të shumta kanë qenë firmat e ndërtimit të cilat kanë qenë tëinteresuara të ndërtojnë në zonë.
"Asgjënuk është e qartë se çfarë do të bëhet këtu".
Burimepër Ora News pohojnë se bashkëshortja e
Administratorittë Kompanisë Startek SHPK, Lulzim Mehmetaj, është punonjëse e bashkisë sëTiranës, çka lë të kuptohet se kjo është dhe arsyeja që kjo kompani ka arriturtë nënshkruajë marrëveshjen.
Pornë një lidhje telefonike administratori i kompanisë refuzon ti përgjigjetpyetjes.
"A ka mundësitë mos më shqetësosh më në telefon."
PërOra News, Silvana Shehi, tregon se ka banuar në këtë zonë për më shumë se 50 vjetdhe ia kanë kërkuar ta lirojë, duke i dhënë si këmbim një kredi pa interesndërsa tregon dhe kalvarin me institucionet shtetërore.
"Erdhi njëditë ai i përmbarimit dhe liruam shtëpinë për dy ditë. Shtëpia u privatizua dhepastaj doli në gjendje të lirë.Ligjet me të cilën u privatizua nuk ekzistojnë."
Me anë të marrëveshjes me negociim, bashkia e Tiranës i ka dhënë një sipërfaqe të konsiderueshme trualli Shoqërinë “Startek” shpk nga e cila bashkia do të mund të marrë vetëm 40% të ndërtimit.
