Vrasja e Florian Lamçes, Sanxhaktari dhe Hajdari pritet të dalin para gjykatës për masën e sigurisë

Adriano Hajdari dhe Sokol Sanxhaktari pritet të dalin në gjykatën e Elbasanit për tu njohur me masën e sigurisë ndaj tyre.

Prokuroria kërkon "arrest me burg" për dy personat, që dyshohen per kryerjen e vepres penale "Vrasja me dashje" e kryer ne bashkepunim ndaj viktimës Florian Lamçja.

Hajdari dheSanxhaktari u përfshinë në një grindje me sende të forta me Florian Lamçen dukebërë që ky i fundit të humbasë jetën për shkak të goditjeve.

Sipas Policisë,personat e përfshirë në konflikt ishin në gjendje të dehur. Madje, burimet ngauniformat blu bënë të ditur se 34-vjeçari Sanxhaktari në momentin e shoqërimitnë Polici ka qenë në një gjendje të rëndë, pas konsumimit në sasi të lartë tëalkoolit.

SokolSanxhaktari, dhëndri i ish-kryebashkiakut Qazim Sejdini, është një personazh injohur për drejtësinë.

Sanxhaktari ështëakuzuar se ka kryer një sërë veprash penale, por me sa duket, gjithmonë i kashpëtuar drejtësisë.

Ndërkohë Sanxhaktari njihet edhe si miku i afërt i Sokol Çelës, ky i fundit i akuzuar si i përfshirë në ngjarjen që ndodhi mesnatën e 18 shtatorit kur një automjet i blinduar tip “Audi A8” goditi makinën e patrullës së Policisë, brenda të cilit ishte ish-zv.drejtori i Policisë, Gjergji Oshafi.

LEXO EDHE- Zbardhet dëshmia e Sokol Sanxhaktarit: Nuk e mbaj mend, ishim të pirë

23-vjeçari që u vra me thikë në Elbasan, mik i Emiljano Ramazanit që u ekzekutua 10 ditë parë

Elbasan: Vrasja e 30-vjeçarit pas sherrit e të dehur, 2 të arrestuar