Kanali i Naunkës, "makthi" i dy lagjeve në Vlorë

Kanali i Naunkës i cili përshkon lagjet "1 Maji" dhe "24 Maji" të qytetit të Vlorës prej vitesh mbetet një problematikë shqetësuese për më shumë se 250 familjet e kësaj zone. Ata shprehen se në dimër ky kanal ju sjell përmbyjte në shtëpi, ndërsa në verë ai shndërrohet në një burim infeksioni.

Dyprej lagjeve më të mëdha të qytetit të Vlorës, "1 Maji" dhe "24Maji" në të cilat banojnë mbi 250 familje janë lënë në harresë dhe prej mëshumë se 20 vitesh duke vuajtur të njëjtat problematika.

Kanalii Naunkës përshkon zonën mes për mes, teksa sipas banorëve në dimër përmbyt çdoshtëpi, ndërsa në pranverë kthehet në burim infeksioni.

Qytetarëtthonë se i paguajnë të gjitha taksat por nuk po marrin mbrapsht shërbimet enevojshme.

Përankesat e tyre premtimet kanë qenë të shumta, por situata ka mbetur pa zgjidhje.

Nëplanin e infrastrukturës në bashkinë e Vlorës në buxhetin 2020 nuk ështëparashikuar asnjë fond i posaçëm për rikualifikimin e lagjeve "24 Maji"dhe "1 Maji", apo investime të reja për rehabilitimin total të rrugësqë përshkron këto dy lagje.

Megjithatëka një fond të posaçëm për pastrimin e kanaleve kulluese dhe ujërave të zeza, icili nuk parashikon sa herë në vit duhet të pastrohet Kanali i Naunkës.