Skandali me kredinë, "Iute Credit" i jep borxh të sëmurit të papunë

Rrushe Kolbaj, 60 vjeç, prej muajsh gjendet në një situatë tëvështirë dhe pa një zgjidhje si pasojë e një kredie që djali i saj i sëmurë kamarrë nga një institucion financiar.

Me 21 shkurt 2020, djali i saj, i cili ka një dokument si i sëmurë, ka blerë një telefon që është financuar nga IuteCredit.

E ëma e Ermirit tregon se djali i saj është mashtruar, ndërsapër kredinë thotë se nuk ka pasur asnjë dijeni.

"Kam një çun të sëmurë30 vjeç, është me aftësi të kufizuar.Një natë prej depresionit grisi rrobat dhei ra letra. E lexova dhe pashë që aty është marrë një kredi. Të nesërmen epyeta djalin dhe më tha se është në emër të tij. E shkrova emrin vet tha, ainuk di të shkruajë emrin, një shkronjë këtu dhe një aty, do një letër satavolina."

60-vjeçarja shprehet se nuk ka mundësi të paguajë këstet qëtashmë janë dyfishuar për shkak të kamatvonesave.

Nëna e djalit të sëmurë ngre dyshime te ky institucion sesimund ti financojë kredi një personi që nuk është në marrëdhënie pune dhe pa ikërkuar një kartelë mjekësore pasi është diagnostikuar me çrregullim tëpersonalitetit.

"Kërkoj të mëndihmojë dikush nëse ka mundësi, nëse nuk kanë të paktën të tjerët që janë nëkëtë gjendje të çunit tim të kërkohet një dokument më i plotë, pse të moskërkohet një raport mjekësor, a je i aftë për ta paguar."

Por punonjësit e IuteCredit thonë seinstitucioni i tyre para se të miratojë një kredi kryen veprime duke rënëkështu në kundërshtim me atë çfarë është praktikuar në rastin konkret.

"Ne bëjmëverifikimet tona deri në njëfarë mënyre, por nuk të jap dot informacion".

60-vjeçarja kërkon zgjidhje të këtij problemi ngaIuteCredit sa më parë dhe apelon për mospërsëritje të rasteve të tjeratë ngjashme.