Kandidatët për deputetë, të hënën PD miraton Komisionin e Vlerësimit, pjesë e tij Ruli e Mustafaj

Gushti do të jetë një muaj aktiv për PD. Demokratëtdo të vijojnë procesin e përzgjedhjes së kandidatëve, finalizimin e programitqeverisës dhe përgatitjes së strukturave për zgjedhjet.

Nesër paradite demokratët do të mbledhin forumet mëtë larta vendimarrëse, Kryesinë dhe Këshillin Kombëtar të PD, të cilët do tëvendosin për ngritjen e Komisionit të Vlerësimit të Kandidatëve.

Komisioni do të ketë 5 persona në përbërjen e tijdhe do të asistohet nga Sekretariati ndihmës i Komisionit i përbërë nga dypersona.

Modeli i konservatorëve britanikë, të cilët kanëasistuar PD, së bashku me republikanët amerikanë dhe CDU e Angela Merkel, uvotua në Kuvendin Kombëtar të demokratëve në ndryshimet statutore.

Komisioni i Vlerësimit, si një strukturë e besueshmedhe me integritet, do të bëjë seleksionimin e kandidatëve të propozuar përdeputetë.

Deri tani janë zbuluar emrat e dy prej themeluesvetë PD, Genc Rulit dhe Besnik Mustafajt, të cilët do të jenë pjesë e këtijprocesi unik, që ndodh për herë të parë në Shqipëri.

Instituti Republikan Amerikan IRI, konservatorëtbritanikë, CDU dhe forcat politike të PPE që kanë ndihmuar PD për këtë proces,duan ta shndërrojnë atë në model të demokratizimit të forcave politike përgjithë rajonin.

Propozimet e tjera ende nuk janë bërë publike, porKomisioni është konceptuar që të ketë në përbërje jo vetëm ish-drejtues tëlartë të PD, por edhe personalitete të shoqërisë civile dhe medias, përfaqësuestë botës akademike, etj.

Ky Komision bën vlerësimin e çdo kandidati, nësepërmbush apo jo kriteret e parashikuara me detaje në udhëzimin për funksionimine procesit.

Korpusi i njerëzve me influencë, me mbështetje, meaftësi në fusha të ndryshme, që do të përzgjidhen nga Komisioni, do t’i shkojnëmë pas për votim anëtarësisë së Partisë Demokratike.

Nga procesi 6 javor i propozimit të emrave, janëidentifikuar një numër i lartë kandidatësh në të 12 qarqet, ku bien në sy se,krahas emrave të njohur, ka shumë emra jashtë strukturave të partisë, kryesishtnga bota akademike dhe shoqëria civile.

Sipas burimeve nga selia blu kjo do të thotë seinteresi i demokratëve është identifikimi dhe përzgjedhja e ekipit më të mirëpër të fituar zgjedhjet parlamentare dhe formuar qeverinë e re.