"Lironi banesat!" Banorët e pallatit 1035 në Durrës kundër shembjes: Godina nuk ka asnjë dëm

Banorët e lagjes nr 9në Durrës kanë dalë në protestë pas njoftimit që kanë marrë për lirimin e njëpallati të zonës, i cili do të shembet si i dëmtuar nga tërmeti. Ata thonë seobjekti nuk është vlerësuar nga ekspertët dhe se nuk ka rrezik pasi jetojnë atyqë prej nëntorit të vitit të kaluar.

Banorëte pallatit 1035 ne lagjen 9 në Durrës kanë dalë në protestë pas njoftimit tëpapritur që u është bërë për të liruar objektin pasi është vendosur shembja etij si pasojë e dëmtimeve nga tërmeti.

Qytetarëtthonë se ky pretendim nuk është i vërtetë pasi pallati është i padëmtuar dhe nëtë banohet normalisht që prej 26 nëntorit.

"Të vijë ekspertiza tashikojë."

"Që të bëhet njëekepspertizë e tillë 18 faqe, duhet të paktën një orë ti vinë rrotull pallatit,të marrin monstrat, të bëjnë fotografitë, të trokasin në dyert e pallatit dhe tëpyesin çfarë dëmesh keni."

Tëindinjuar thonë se aty nuk ka shkuar asnjë komision për të vlerësuar gjendjen eobjektit.

Banorëtakuzojnë strukturat e shtetit për korrupsion dhe për këtë arsye kërkojnërivlerësim.

"Në dijeninë që kemi kypallat është në pozicion shumë të favorshëm për përfitime personale tëpersonave që kanë lekun dhe pushtetin dhe si në gjithë Shqipërinë kërkojnë të përfitojnëdhe nga ky rast.E vetmja gjë që kërkojmë është të bëhet ekspertizë me njerëz qëne ti shohim që po vijnë dhe po e bëjnë."

Atakanë nënshkruar një peticion pasi theksojnë se pallati është vendosur tëshembet edhe pse nuk ka asnjë dëmtim dhe nuk ka pasur një njoftim për këtë gjë.

https://youtu.be/nnfGxkMbJFM