Vendosën muzikë pas orës 20:00, gjobiten lokalet në Vlorë dhe Sarandë
Pavarësisht se qeveria ka ndaluar muzikën në lokale dhe barepas orës 20:00, shumë subjekte vijojnë të mos i zbatojnë këto rregulla.
Gjatë kontrolleve në vjën bregdetare, policia ka gjobitur njësubjekt në Vlorë me 1 milionë lekë të vjetra dhe një tjetër në Sarandë me 3milionë pasi u konstatuan duke ushtruar aktivitet me muzikë në kundërshtim meAktin Normativ.
Subjekti në Vlorë me administrator shtetasin A. A. ështëgjobitur me masë administrative 1.000.000 lekë.
Subjekti në Sarandë me administrator F. M. është gjobitur memasë administrative 3.000.000 lekë, pasi është shkelës përsëritës.
Policia e Vlorës apelon për të gjithë administratorët e subjekteve që ushtrojnë aktivitet, të respektojnë me rigorozitet protokollet e sigurisë dhe masat kufizuese, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19.
(Foto ilustruese)