Replikat Spiropali-zëdhënësi i PPE, Burimi: Rama i gatshëm të prishet me perëndimin vetëm për të vazhduar rrugën e tij
Në seancën efundit parlamentare, mazhoranca kaloi me një numër të lartë votash, 106 pro dhevetëm 6 kundër, ndryshimet kushtetuese përsa i përket reformës zgjedhore.
Këtondryshime u kritikuan shumë brenda vendit tonë nga opozita jashtëparlamentareduke i cilësuar si të njëanshme dhe që djegin marrëveshjen e 5 qershorit.
Kritika kapasur dhe nga ndërkombëtarët, ku zëdhënësi i PPE, eurodeputeti Michael Gahler icili u shpreh se ndryshimet duhet të ishin bërë në konsensus të plotë dhe seato dëmtojnë dhe aspiratën e Shqipërisë në BE.
Në replikëme të ishte dhe ministrja Elisa Spiropali duke i thënë se “Parlamenti i Shqipërisë nukështë as i njëanshëm, as në varësi të ndonjë familjeje partiake në Bruksel”.
Përanalistin Genc Burimi, deklarata të tilla ndaj ndërkombëtarëve sidomos ndaj njëeurodeputeti janë të turpshme.
Në njëintervistë për RTV Ora, Burimi thotë se kur Shqipëria të kërkojë hapjen enegociatave me BE, eurodeputetët do të kenë fjalën e tyre, duke e lënë tëkuptohet se ato do të shpalosin kritika ndaj vendit tonë.
Burimi: Unëkam një pamje më të përgjithshme se ajo e 5 qershorit. Nuk mund të prekëshKushtetutën kur nuk ka një Gjykatë Kushtetuese sidomos 1 vit para zgjedhjeve. Njësituatë kaq të jashtëzakonshme që ka Shqipëria pa gjykata, nuk mund ta bësh atëpa një referendum popullor. Vetëm e vetëm për të ndaluar koalicionetparazgjedhore. Edhe deklarata e Spiropalit ndaj zëdhënësit të grupit të PPE nëParlamentin Europian për mua ishte e turpshme. Ai është eurodeputet dhe grupi itij ka një shumicë parlamentare në PE. Dhe kur Shqipëria të kërkojë hyrjen apohapjen e negociatave, eurodeputetët do të kenë fjalën e tyre për të thënë. Që tëbësh një deklaratë të tillë nga qeveria Rama, që ata mos të ndërhyjnë në çështjete brendshme të Shqipërisë pasi ne kemi Parlamentin tonë është e turpshme. Kurne që nuk jemi në BE dhe bëjmë deklarata të tilla, imagjino nëse futemi nëEuropë se çfarë mund të bëjmë.
Burimi thotëse deklarata të tilla ndaj ndërkombëtarëve nuk bëheshin as në kohën e EnverHoxhës. Sipas tij, kjo justifikohet vetëm me faktin se Edi Rama ka frikë ngahumbja e zgjedhjeve të ardhshme dhe dëshiron të bëjë gjithçka për të mbajtur sërishpushtetin e tij.
Burimi: Eurodeputetëttani jam me pushime por besoj se do të ketë një deklaratë të fortë. Edhe në kohëne Ever Hoxhës nuk bëheshin këto deklarata. Iu tha që mos ndërhyni në punët ebrendshme të Shqipërisë. Si ka mundësi që Shqipëria varet kaq shumë nga perëndimidhe të bëjë një deklaratë të tillë. Kjo justifikohet vetëm me një gjë, ngafrika që Edi Rama mund të humbasë zgjedhjet dhe ai preferon edhe të prishet mePerëndimin se sa të heqë dorë nga rruga që ka zgjedhur. Edi Rama kërkon ta ketë sërish tepsinë evetme. Prishja e koalicioneve parazgjedhore mes dy partive të opozitës, PD-LSI,ja rrit shancet. Duke prishur marrëveshjen e 5 qershorit dhe marrëdhëniet me ndërkombëtarët.
Intervista në studio megazetaren Besmira Pelushaj, përgatiti Endi Mullaj