Bloomberg kërcënohet nga letra me ricinë
Testet paraprake kanë gjetur përmbajtje ricine në letrat e dërguara fundjavën e kaluar drejt kryebashkiakut të New York-ut, Michael Bloomberg.Lajmi është bërë i ditur nga zëvendës-komisioneri i policisë së NY, Paul Browne i cili ka theksuar se letrat e dërguara Bloomberg përmbanin një kërcënim ndaj kryebashkiakut dhe i referoheshin debatit për ligjin e armëve.Njëra prej letrave, e dërguar në zyrën e kryebashkiakut, u hap në objektin e lëshimit të mail-eve të pushtetit lokal, tha Browne.Disa punonjës të shërbimeve të emergjencës, të cilët prekën letrën gjatë të premtes, u ekzaminuan menjëherë pasi shfaqën simptoma të lehta të ekspozimit ndaj ricinës, ditën e shtunë. Megjithatë, simptomat ishin të lehta dhe kanë kaluar tashmë.Letra e dytë ndaj kryebashkiakut u hap nga Mark Glaze, drejtor i “Kryebashkiakët kundër Armëve ilegale”, e themeluar dhe bashkëkryesuar nga Bloomberg, të dielën në Washington.Në deklaratën e Browne, nuk theksohet nëse Glaze shfaqi ndonjë simptomë të këtij virusi. Ndërkohë, një zëdhënëse e organizatës refuzoi të komentonte ditën e mërkurë.Të dy letrat kishin të njëjtën pullë poste, bëri të ditur një zyrtar i zbatimit të ligjit, i cili nisi menjëherë hetimin. Asnjëra prej tyre nuk ishte dërguar nga New York City apo Washington-i, tha ai.Bloomberg është një kritik i hapur i ligjit aktual të armëve. Në mars, ai tha se kërkimet e thellësishme të “background”-eve të personave, që kërkojnë të pajisen me armë, do të shpëtonin jetë njerëzish.