Sulme në Bagdad, të paktën 70 të vrarë

Të paktën 70 persona humbën jetën dhe shumë të tjerë u plagosën, pas një seri sulmesh me bomba, që vunë në shënjestër lagjet me shumicë shiite në kryeqytetin irakian, Bagdad.Të paktën 12 bomba shpërthyen në zonat tregtare. Asnjë grup nuk ka marrë përsipër sulmet, por tensionet mes shumicës shiite që drejton qeverinë dhe pakicës sunite janë rritur vitin e fundit.Sunitët akuzojnë kryeministrin Nuri al-Maliki se po i diskriminon, çka kundërshtohet nga qeveria.Të hënën, bombardimet goditën zonën e zënë komerciale në qendër të Bagdadit. Në Irak po shtohet frika e kthimit të dhunës në nivelet e viteve 2006 dhe 2007, një periudhë ku humbën jetën mijëra persona.Sipas OKB-së, vetëm në muajin prill, bilanci i viktimave arriti në 700 të vrarë.