Rusia: Pajisja e Sirisë me raketa do të shkurajonte ndërhyrjen e huaj
Një diplomat i lartë rus thotë se Moska planifikon të sigurojë mbrojtje ajrore të avancuar në Damask për të penguar veprimin e huaj ushtarake kundër qeverisë pro-ruse të Sirisë, e cila është përfshirë në një luftë civile.Zëvendësministri i jashtëm rus Sergei Ryabkov tha të Martën se transferimi i planifikuar i raketave anti-ajrore S-300 për qeverinë e presidentit sirian Bashar al-Asad do të jetë një faktor stabilizues për Sirinë. Ai u tha gazetarëve se Moska beson se shitja e raketave do të pengojë ato vende të huaja që kanë në plan të ndërhyjnë ushtarakisht në konfliktin sirian.Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara i kanë bërë thirrje Rusisë që të heqë dorë nga planet e shitjes së raketave Sirisë nga frika se sistemi i mbrojtjes kundër-ajrore do të kërcënojë sigurinë e Izraelit dhe do të komplikojë ndonjë veprim ushtarak që ata mund të ndërmarrin në Siri.