Baku hesht kritikët me akuza false për drogë
Human Rights Watch deklaroi se autoritetet në Azerbejxhan janë duke përdorur akuza false për trafik droge për të arrestuar kështu kritikët e qeverisë.Agjencia për të drejtat e njeriut tha se katër aktivistë, Rashad Ramazanov, Taleh Bagirov, Dashgin Malikov dhe Mahammad Azizov janë arrestuar në raste të ndara që nga marsi i vitit 2013.HRW tha se në secilin nga katër rastet, akuzat për trafik droge janë bazuar në sasi të vogël narkotikësh që thuhej se është gjetur nga policia pas arrestimeve.Avokatët e të burgosurve thonë se asnjë nga të akuzuarit nuk është përdorues i drogës.HRW tha se autoritetet e Azerbejxhanit në dy vjetët e kaluara kanë arrestuar dhjetëra aktivistë, gazetarë dhe mbrojtës të të drejtave të njeriut duke i akuzuar ata për trafik droge ose armësh, huliganizëm dhe prishje të rendit publik.HRW shtoi se aksioni qeveritar është intensifikuar para zgjedhjeve presidenciale të tetorit.