Merkel pret Kryeministrin kinez, në qëndër mosmarrëveshjet tregtare Kinë-BE

Mosmarrëveshjet tregtare mes Kinës dhe Bashkimit Europian është përpjekur t’i zbusë kancelarja gjermane ne takimin e saj me kryeministrin e Kinës, Li Keqiang.Merkel në takimin me Kryeministrin e Kinës bëri të qartë se dëshiron arritjen e një marrëveshjeje me Kinën për tarifat e importit si dhe shmangien e një lufte të dëmshme tregtare.Më herët Kryeministri i Kines, Li Keqiang kishte shprehur pakënaqësinë e tij me kontrollet e Bashkimit Europian ndaj praktikave kineze te çmimit ne nje numër të industrive.BE kerkon rritjen e taksave mbi panelet diellore kineze dhe pajiset telefonike pas pretendimeve se po minojne rivalet ne menyre te pandershme. Merkel tani kerkon bisedime intensive mes BE-se dhe Kines.Sipas Merkel, Gjermania do ta perdore pozicionin e vet te pushtetit brenda bllokut per t'u siguruar qe keto bisedime te jene produktive. Sipas agjencisë së lajmeve AP kancelarja tha se kjo është një cështje që kerkon zgjidhje të shpejte sepse nuk beson qe tarifat do te ndihmojne ndonjerën pale."Duhet t'i perdorim 6 muajt e ardhshëm në menyre shumë intensive dhe Gjermania do te bëjë c`është e mundur per tu siguruar qe bisedimet te shenojne progres", tha Merkel.Ndërsa Kryeministri kinez, tha se çdo përpjekje për të vendosur tarifa do të shihet si akt proteksionizmi e mund të demtojë jo vetëm konsumatoret, apo punetorët në Kine por edhe vetë industritë në Europe.Kryeministri i ri kinez viziton Gjermaninë si vendin e parë të BE-së në kuadër të udhëtimit të tij të parë jashtë vendit. Gjermania është partneri më i rëndësishëm tregtar i Pekinit ne kontinentin e vjeter.