John McCain vizitë në Siri

Senatori amerikan, John McCain, ka udhëtuar në Siri në një vizitë suprizë, për të biseduar me udhëheqësit e rebelëve. Zëdhënësi i tij, Brian Rogers, ka konfirmuar se senatori republikan ka takuar rebelët të Hënën, por ka refuzuar të japë hollësi të tjera.Takimi i senatorit me opozitën siriane ka ndodhur në një ditë ku Bashkimi Europian vendosi të  heqë embargon e armëve  ndaj opozitës dhe vazhdimin e sanksioneve ndaj regjimit të Assad.Veterani republikan i luftës u takua me krerët e rebelëve në Siri, për të diskutuar thirrjet e tyre për armë më të rënda, si dhe një zonë ndalim-fluturimi, për t'i ndihmuar ata në rrëzimin e presidentit Bashar al-Assad, si dhe dhënien fund të luftës civile.Gazeta amerikane The Daily Beast, e cila ka publikuar lajmin e para, ka thënë se McCain hyri në Siri përmes Turqisë, së bashku me gjeneralin Salim Idris, i cili është udhëheqës i Këshillit Suprem të Ushtrisë së Lirië Siriane.Ish-kandidati republikan për president i SHBA-ve vazhdimisht bën thirrje që Uashingtoni të angazhohet më shumë, për t'i dhënë fund luftës civile në Siri.Konflikti Sirian ka hyrë në vitin e tretë dhe, deri më tani sipas shifrave të fundit të OKB-së janë vrarë  80,000 persona.