Varg sulmesh në Irak, 7 të vrarë

Të paktën shtatë persona janë vrarë në një varg sulmesh në Irak.Sulmi më vdekjeprurës ishte ai në Mosul, kur nga shpërthimi i një automjeti u vranë tre policë.Në një sulm të ndarë, persona të armatosur vranë një polic tjetër në Mosul.Në rrethin verior të Bagdadit, Kazimiyah, militantët që qëlluan nga një automjet i vranë tre civilë dhe plagosën një tjetër.Iraku është  goditur nga një valë sulmesh, që kanë vrarë rreth 300 njerëz vetëm në dy javët e fundit, duke ngritur tensionet mes pakicës sunite të vendit dhe qeverisë së udhëhequr nga shiitët.