BE heq embargon e armëve në Siri

Ministrat e jashtëm të Bashkimit Europian, kanë rënë dakord të heqin embargon e armëve për opozitën siriane, për shkak se ajo skadon të Shtunën.“Megjithatë në takimin e ministrave në Bruksel nuk u morr asnjë vendim për dërgimin e menjëhershëm të armëve për rebelët sirianë dhe të gjitha sanksionet e tjera mbetën në fuqi”, tha shefja e politikës së jashtme të BE-së, Cathrin Ashton.Ndërkohë, një burim ushtarak libanez tha se tre ushtarë janë vrarë nga persona të armatosur në afërsi të kufirit sirian. Sulmuesit ikën përtej kufirit në Siri, pas sulmit të Martën në mëngjes pranë qytetit veri-lindor të Arsal.Pas  12-orësh negociatash në selinë e Bashkimit Evropian në Bruksel, Ministrat e Jashtëm, ranë dakort me vendim unanim për të kërkuar heqien e embargos së armëve. Ata kanë mbajtur në fuqi të gjitha sanksionet e tjera ndaj regjimit të Bashar al-Assad, për periudhën pas 1 Qershorit, duke përfshirë në këto dhe ngrirje të aseteve të Presidentit Asad dhe ndihmësve e tij, si dhe kufizimin e tij  në tregtinë e naftës dhe transaksionet financiare.Sekretari i Jashtëm britanik, William Hague, tha se: "Ky është rezultati që Mbretëria e Bashkuar ka kërkuar. Bashkimi Evropian është pajtuar të përfundojë embargon e armëve për opozitën siriane dhe të vazhdojë sanksionet e tjera për Sirinë - pra, të gjitha sanksionet ekzistuese për regjimin sirian, tha Hague. Ai ka theksuar se heqja e embargos së armëve duhet t'i dërgojë një "sinjal të fortë" regjimit të Assadit, për të filluar negociatat që do t'i jepnin fund konfliktit dyvjeçar.Shefja e Politikës së jashtme të BE, Kethrinë Eshton, ka lexuar tekstin e tyre të përbashkët në një konferencë shtypi të Hënën vonë, duke thënë se shtetet anëtare kishin rënë dakord që të mos "vazhdojë në këtë fazë me shpërndarjen" e pajisjeve, që deri më tani ishte subjekt i ndalimit.Ashton tha se Këshilli i Çështjeve të jashtme të BE-së, do të shqyrtojë këtë pozicion përpara 1 Gushtit, në zhvillimet e reja për t'i dhënë fund konfliktit duke përfshirë nismën për paqe të Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë.Britania dhe Franca ushtruan presion për dërgimin e armëve, për ata që u quajtën "kundërshtarë të moderuar" të presidentit Assad, ndërsa vendet e tjera hezituan, duke argumentuar se ky veprim vetëm sa do të përkeqësonte dhunën.