Obama premton ndihmë për Oklahoman
Presidenti amerikan Barak Obama e përshkroi shkatërrimin e shkaktuar nga tornadoja e javës së kaluar në Oklahoma si të ' vështirë për tu kuptuar'.Obama i bëri këto komente, në vizitën e tij të parë në qytetin Moore, ku tornadoja shkatërruese e javës së kaluar vrau 24 persona, midis tyre 10 fëmijë, dhe shkaktoi dëme prej qindra miliona dollarësh.Duke qendruar para një grumbulli të mbeturinave që dikur ishte një shkollë fillore, Presidenti Obama premtoi ndihmë federale afatgjatë për rindërtimin e qytetit"Jam i bindur se burimet do të jenë të disponueshme për rindërtimin. Por mos harroni se trajnimi i vazhdueshëm dhe pajisjet duhet të jenë e sigurt se këto gjëra do të jenë në vend. Nuk mund themi se jemi të aftë të ndalojmë cdo katastrofave. Por nuk do të presim cdo fatkeqësi që ndodh”, tha Presidenti amerikan.Tornadoja që goditi qytetin Moore ëshët cilësuar si më vdekjeprurësi që ka goditur Shtetet e Bashkuara në dy vitet e fundit. Ai la pas një shkatërrim prej 27-kilometrash që rrafshoi rreht 1200 shtëpi, ndërsa ka lënduar 377 persona dhe gjithsej ka prekur 33 mijë persona. Dëmtimet nga tornadoja vlerësohen në pesë miliardë dollarë .