Martesa e parë gay në Francë, protesta gjatë ceremonisë, masa të larta sigurie
Vincent Autin dhe Bruno Boileau kanë kryer martesën e tyre mes sigurisë së madhe për t'u bërë i pari çift i parë i martuar homoseksual në Francë që prej nënshkrimit të ligjit nga presidenti Francois Hollande muajin e kaluar.Dy burrat thanë "po" të mërkurën mpasdite në sallën e Bashkisë në qytetin jugor të Montpellier mes sigurisë së madhe policore. Ndërsa jashtë kësaj turma njërëzish protestonin kundër ligjit të ri që u lejon martesat personave me të njëjtin gjini.
"Ju spall bashkëshortë, të bashkuar ne lidhjet e martesës sipas ligjit," tha kryetarja e komunës së Montpellier Helene Mantru. "Është kënaqësi e madhe për mua që tju emëroj bashkëshortë," tha Elen Mantru, në kohën kur cifti po përqafohej dhe rreth 500 të pranishmit po brohorisnin.Kryebashkiakja socialiste e Monpelie' e quajti ligjin "një hap drejt modernizimit të vendit."Ndërkohë që Presidenti Hollande ditë më parë kishte paralajmëruar se nuk do të pranonte asnjë përçarje gjatë ceremonisë.Martesa e dy burrave homoseksuale është paraprirë nga reagime prej disa muajsh dhe protestash masive nga kundërshtarët e ligjit të ri.Të dielën më shumë se njëqind e pesëdhjetë mijë kundërshtarët e ligjit të ri dolën në rrugët e Parisit në shenjë proteste, më shumë se 350 persona u arrestuan pasi demonstrata u bë e dhunshme.Frika për shpërthimin e trazirave nga organizatat ekstremiste bëri që forcat e policsë të mërkurën të shtoheshin në gjithë ventin. Ndërkohë pak para se të fillonte ceremonia , një telefonatë anonime kërcënuese falco është bërë në Bashkinë e Montpellier, duke e shtyrë kështu për disa minuta martesën.Bashkia e qytetit ruhej nga 50 policë. Ceremonia, ku morën pjesë rreth 230 gazetarë nga e gjithë bota, ishte e hapur për publikun.Qindra të ftuar, duke përfshirë dhe përfaqësues të qeverisë Franceze, morën pjesë në ceremoninë, e cila u transmetua live nga rrjetet më të mëdha televizive në vend.