Kriza rrezikon BE-në, studimi: Vetëm 45% e europianëve mbështesin unionin

Evropa është përfshirë jo vetëm nga kriza ekonomike, por edhe nga kriza e besimit te politika. Qytetarët në BE besojnë pak te aftësitë e politikanëve drejtues për dalje nga kriza. Në një pjesë të madhe të shteteve të Bashkimit Evropian po rritet mosbesimi ndaj projektit Evropë.Sipas një studimi të fundit vetëm 45 përqind e qytetarëve të BE shprehen pozitivisht për BE. Bruce Strokes, njëri nga autorët e studimit të Qendrës Studimore Peë thotë se problemi më i madh është kriza ekonomike.Mbërritja e shteteve në borxhe në buzë të falimentimit, ka keqësuar gjendjen e përgjithshme ekonomike në vendet e BE: shtetet kanë pakësuar investimet dhe kanë nisur të detyruara reforma të ashpra strukturore, për të pakësuar shpenzimet vetjake.Kudo janë shkurtuar subvencionet shtetërore: në arsim, në sistemet e mbështetjes sociale, papunësia sidomos tek të rinjtë është thelluar edhe më tej. Pagat dhe pensionet janë ulur, duke shkaktuar pasiguri për të ardhmen dhe protesta kudo në Evropë. Kriza financiare është kthyer në krizë të përgjithshme ekonomike dhe sociale. Por edhe politike.Studimi i Qendrës Studimore Pew nxjerr në pah një fakt të përbashkët për këto vende: mosbesimin e qytetarëve te politikanët që i drejtojnë. Njerëzit nuk besojnë, se politikanët që i drejtojnë, janë të aftë të gjejnë rrugëdalje. Kanë ndiesinë se e kanë humbur kontrollin mbi proceset në Evropë.Shumë ekspertë mendojnë se ekzistojnë probleme edhe me mënyrën e marrjes së vendimeve në BE. Shpesh vendimet merren në mbledhje jopublike nga eurogrupi apo troika dhe parlamentet detyrohen thjesht t'i miratojnë.Kjo mënyrë jodemokratike e marrjes së vendimeve nuk sjell mbështetje për vendimet e marra. Një pjesëmarrje reale e parlamenteve dhe qytetarëve, në vendimmarrje do të ishte rruga më e përshtatshme.