Australi, Hakerët kinezë vjedhin projektin e ndërtesës së agjencisë së zbulimit

Një politikan australian ka konfirmuar raportet se piratët kompjuterikë kinezë vodhën projektet e ndërtesës së re kryesore të agjencisë australiane të zbulimit që po ndërtohet në Kanberra.Kryeministri australian Julia Gillard e kundërshtoi dje këtë raport, duke e quajtur të pasaktë dhe pabazë.Por, ligjvënësi i opozitës George Brandis tha sot se lajmi iu konfirmua atij nga organizata australiane e sigurisë së zbulimit. Ai tha se projekti i ndërtesës ishte vjedhur vite nga piratët elektronikë kinezë më parë.Një radio australiane njoftoi këtë javë se piratët kinezë në internet kishin vjedhur projektet e ndërtesës së re të agjencisë së spiunazhit, dhe se projektet përmbanin informacion të detajuar rreth sistemeve të sigurisë dhe të komunikimit kabllor të kësaj agjencie.