Lavrov e Kerry bisedojnë për Sirinë

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov dhe sekretari amerikan i Shtetit John Kerry kanë biseduar të mërkurën në telefon për Sirinë, duke përfshirë edhe “përgatitjet praktike” për një konferencë ndërkombëtare të paqes.Detajet e bisedës nuk janë bërë të ditura menjëherë.Por, Shtëpia e Bardhë tha më vonë, se çdo opsion për ndërhyrjen ndërkombëtare mbetet në tavolinë, duke përfshirë edhe një zonë të ndalim-fluturimit mbi Siri.Lavrov është ankuar se Uashingtoni është duke minuar përpjekjet që bashkërisht të organizojnë konferencën e paqes duke promovuar një rezolutë të OKB-së që dënon qeverinë e Sirisë.Moska kundërshton gjithashtu vendimin e së martës të Bashkimit Evropian, që të mos rinovojë një embargo armësh ndaj rebelëve sirianë, duke hapur rrugën për shtetet e BE-së që të dërgojnë armë për kundërshtarët e presidentit Bashar al-Assad.