Armët amerikane, në duart e hackerave kinezë
Uashingtoni i ka marrë shumë seriozish sulmet e hakerave kinezë. Në një njoftim të Shtëpisë së Bardhë theksohet se presidenti Barack Obama, do të diskutojë sulmet kibernetike me presidentin e Kinës, Xi Jinping, gjatë takimit të tyre javën e ardhshme në Kaliforni.Ky reagim vjen pas raporteve, përfshirë edhe atë në Washington Post, në të cilat janë cituar zyrtarët, që kanë thënë se hakerët kinezë besohet se kanë në dorë materiale të rëndësishme të disa sistemeve kryesore të armatimit të Shteteve të Bashkuara.Raportet thonë se në projekte përfshihej edhe armatimi luftarak dhe anijet, mbrojtja raketore në Evropë, në Azi dhe në rajonin e Gjirit.Bordi i Mbrojtjes Kombëtare pranoi në një raport të publikuar në muajin janar se vendi ishte i pambrojtur ndaj një sulmi kibernetik në shkallë të gjerë.Hackerat kinezë u vendosën në qendër të vëmendjes mediatike pasi Australia i akuzoi për vjedhjen e katër projektskicave të ndërtimit të godinës së re të shërbimeve sekrete.