A jemi gati për mësim online? Mehmeti: Ministra e Arsimit është shumë vonë me përgatitjet
Më pak se një muaj na ndajnë ngafillimi i vitit të ri akademikë, dhe në kushtet e pandemisë do të ndryshojëedhe mënyra e mësimdhënies, një pjesë emësimit online e një pjesë në klasë. Por për ekspertët e Arsimit, Ministriaështë shumë vonë me përgatitjet. Një tjetër çështje që ngrenë ekspertët ështëedhe shpërblimi i ndaj mësuesve.
Situatapandemike në Shqipëri ndikoi shumë në zhvillimin normal të shuam aktiviteteve,mes tyre edhe procesin mësimor.
Ministriae Arsimit ka deklaruar se në këtë vit akademik mësimi do të zhvillohet edheonline edhe në klasa, për të ulur kështu rrezikun e përhapjes së infeksionit.
Porpër ekspertët e Arsimit, procesi përgatitor i vitit të ri mësimor është shumëmbrapa dhe rrezikon të haset me problematike.
Për Ndriçim Mehmetin, ministria e Arsimit duhet të kishte publikuar udhëzimet e nevojshme për vitin akademik 2020-2021.
“Si do t’i zgjidhim ne provimet kombëtare se nuk mund t ë ecim me shpresë se çfarë do të ndodhë. Do të marrin 2-3 skenare dhe t’i vendosin me udhëzim.”
Një tjetër shqetësim që Mehmeti shpreh është edhe mungesa e shpërblimit për të gjithë mësuesit që punuan me orë të zgajtura, me vështirësi dhe duke shpenzuar për linjën e internetit.
“Është interesuar njeri a është shtrirë infrastruktura. Kemi shtrirje të internetit. Do mbështetim mësuesit që do të paguajnë vetë dhe që do të japin në shtëpi e shkollë. "
NdërkohëMinistria e Arsimit njofton se mësuesit përkatës po punojnë intensivisht përregjistrin e orëve mësimore të cilat do të transmetohen në TVSH Shkolla.
“Ne kishim mundësi sot që tërekrutonim 4000-5000 mësues, sepse mund ta bëjmë vetë mësimin, se vetëministrja Shahini tha se ne kemi 92-96 shkolla të papërdorshme më.”
Dukee krahasuar me vendet e tjera të cilat po kalojnë një situatë të vështirëpandemike, kjo periudhë duhej përdorur për të hapur më shumë shkolla e për tëpunësuar më shuam mësues, pasi vetëm në këtë mënyrë, thotë ai mund të sigurohejdistanca në klasa dhe nxënësit nuk do të mbeteshin pa mësim.
Sipasorganizatave të shoqërisë civile janë rreth 500-600 fëmijë që nuk kanë akses nëinternet dhe nuk kanë një celular smart apo tablet duke i privuar ata ngamësimi në distancë.