Meta përkujton 45-vjetorin e nënshkrimit të Aktit Final të Helsinkit: Liritë e të drejtat e njeriut nuk mund të merren si të mirëqëna

Përmes një postiminë Facebook, presidenti Meta përkujton 45-vjetorin e nënshkrimit të Aktit Finaltë Helsinkit.

Meta shkruan  se ky jubile irëndësishëm, duhet të na bëjë më të ndërgjegjshëm se, liritë dhe të drejtat enjeriut nuk mund të merren si të mirëqëna e të paprekshme.

Presidenti shton se nëse asokohe Shqipëria komuniste ishte i vetmi vendevropian që e denoncoi procesin e Helsinkit, ky përvjetor e gjen vendin tonë nëkrye të punëve të OSBE-së.

Meta: Dita e sotme shënon 45-vjetorin e nënshkrimit të Aktit Final të Helsinkit. Duke sanksionuar parimin e respektimit të lirive themelore dhe të drejtave të njeriut në themel të marrëdhënieve ndërshtetërore, Dekalogu i Helsinkit ndihmoi në fundin e Luftës së Ftohtë dhe çlirimin e Evropës Lindore nga totalitarizmi komunist. Parimet e Aktit Final janë po aq të rëndësishme edhe sot, veçanërisht në kushtet kur parimet demokratike dhe liritë themelore në shumë vende të hapësirës së OSBE-së, kërcënohen nga qeverisje që shfaqin tendenca autoritare që nuk i shërbejnë interesave të qytetarëve.

Ky jubile i rëndësishëm, duhettë na bëjë më të ndërgjegjshëm se, liritë dhe të drejtat e njeriut nuk mund tëmerren si të mirëqëna e të paprekshme. Për mbrojtjen të tyre duhen përpjekje evigjilencë e përhershme.
Nëse asokohe Shqipëria komuniste ishte i vetmi vendevropian që e denoncoi procesin e Helsinkit, ky përvjetor e gjen vendin tonë nëkrye të punëve të OSBE-së. Me marrjen e Kryesisë së Radhës së OSBE-së,Shqipëria ka detyrimin dhe përgjegjësinë që të udhëheqë me shembullin e saj nërespektimin e parimeve të Helsinkit, veçanërisht në fushën e forcimit tëdemokracisë, sundimit të ligjit dhe zgjedhjeve të lira dhe konkurruese në vend.