Milot-Fier, Teliti: Nga 115 km, 62 janë ekzistuese, mban era korrupsion, PD do auditojë çdo koncesion 30 vitet e fundit

Për këshilltari përEkonominë në PD, Dorian Teliti, PD ka ndërtuar rrugë, ndërsa Ps në 7vite qeverisje ka ndërtuar vetëm by-passin e Fierit.

Teliti tha për OraNews se PD nuk është kundër ndërtimit të rrugëve, por të ndërtohen të reja, jonë gjurmën e vjetër.

Teliti: Kemi qenë ne që kemi ndërtuar rrugë, PS-ja në 7 vite qeverisjeje ka vetëmnjë aks, by-passin e Fierit, asnjë aks tjetër. Le të ndërtohet rruga, le të vijëedhe koncesionari, të ndërtohet edhe me 2 miliardë euro, por të mos ndërtohet nëakset ekzistuese. Nëse duam ne që të shkojmë te akset që kemi ndërtuar, ne duamqë t’i kemi të aksesueshme. Nëse koncesionarë do që të ndërtojë një rrugë tëre, që të gjithë shqiptarët të zgjedhin nëse duan të shkojnë në rrugën që kemi ndërtuarme paratë tona, apo rrugën e koncesionarit që mund të jetë më e shkurtër.

Ajo që po bën qeveria është se po mundohet që të ndërtojë një rrugë prej 115 kilometrash jo tërësisht gjurmë të re, ku 62 kilometra janë gjurmë e vjetër. Nga Rrogozhina në Fier është ekzistuese e paguar me taksat tona dhe do ta paguajmë sërish me anë të tarifës. Ne nuk kemi asnjë kundër rrugëve të reja, por të ndërtohen rrugë të reja. Nuk mund t’i dalë garant buxheti i shteti të një rruge që ka gjurmë ekzistuese sepse kjo mban era korrupsion.

Teliti shtoi se PD,me mekanizmat si anti-mafia, do t’i rishikojë të gjitha kontratat koncesionarë të30 viteve të fundit, prandaj kompanitë që përfshihen duhet të kenë kujdes.

Teliti: Lideri i Partisë Demokratike e ka bërë të qartë se mekanizma anti-mafiado të jetë një mekanizëm ligjor që do të auditojë çdo kontratë koncesionarë të30 viteve të fundit të dhëna në Shqipëri. Prandaj ne i kemi bërë thirrje çdooperatori, vendas apo të huaj, që të mos bëhen pjesë të kësaj skeme korruptive.Kemi parë dhe dëgjuar se koncesionarët kanë marrë leje qindra miliona dollarë,por miliarda euro ishte diçka e papritur. Nëse kjo praktikë finalizuar, juasiguroj që do të përballen me drejtësinë shqiptare.

Intervistoi MatildaMcini, përgatiti A. Kurti