Avokati i Shullazit: Përzgjedhja për qelitë '41 bis' selektive, propagandë për të mbuluar dështimin e SPAK
Avokati i EmilianoShullazit, Vladimir Meci e konsideron si propagandë për të mbuluar dështimin espak, izolimin e klientit të tij në regjimin e posaçëm 41-bis. Në një deklaratëpër mediat ai tha se ky vendim do ankimohet me argumentin se përzgjedhja e emravetë të burgosurve që u izoluan ishin selektive, jo mbi bazën e veprave penale.
Këtë tështunë Emiliano Shullazi, dhe anëtarët e grupit të tij të cilët ndodhen tëburgosur, janë transferuar në qelitë e izolimit të regjimit 41-bis.
Kyvendim sipas avokatit mbrojtës të Shullazit, Vladimir Meçi, është kryer nëkundërshtim me ligjin nga SPAK dhe ministria e drejtësisë, madje përzgjedhja kaqenë selektive.
“Lidhurme Emiljano Shullazin dhe për të tjerët që ka dalë ky urdhër që janë të parëtqë do i nënshtrohen sistemit 41 bis, këta janë gjetur në mënyrë selektive dhenuk janë të vetmit apo nuk janë këta tipikët që duhet t’i nënshtrohen këtijregjimi. Ka me dhjetëra të dënuar si pjesëtar të organizatave kriminale dheçuditërisht zgjidhet Emiljano Shullazi në kushtet që jo vendimi gjykimi nëshkallën e parë është kryer në një presion të madh në shkelje të prezumimit tëpafajësisë, edhe veprat për të cilat ai është dënuar nuk janë të tilla që tëbënin që SPAK apo ministrja e drejtësisë të nxirrte një urdhër të tillë.”
SipasMeçit izolimi i klientit të tij, por dhe personave të tjerë vjen në një kohë qëprocesi gjyqësor po kryhet në kushte të vështira, ndaj kjo manovër ngaautoritetet po përdoret si propagandë për të mbuluar dështimin e luftës ndajkrimit të organizuar.
“Urdhriështë blanket se nuk ka asnjë të dhënë konkrete për aktivitetin ekundërligjshëm që pretendohet nga ministria, është fshehur pas shkresave qëkanë shënimin konfidenciale “sekret shtetëror”. Vetë ministrja e pranon që katë dhëna dhe informacione që këta subjekte kanë marrëdhënie me organizatakriminale brenda burgut, kjo përbën çudinë më të madhe se vetë SPAK qenka nëdijeni të faktit që ekzistojnë organizata të tilla, për të filluar procedimpenal për anëtarët e saj. Ditën e hënë do të paraqesim ankimimin, do udrejtohemi dhe përfaqësive diplomatike në Tiranë. Ky është një operacionpropagandistik për të mbuluar dështimin e SPAK në luftën kundër krimit tëorganizuar dhe korrupsionit, siç dhe ishte rasti i personave që ishin në hetim,por që kishin vdekur, ka pasur rast tjetër që është arrestuar një shurdh-memecnë bazë të një përgjimi telefonik.”
Grupi iEmiljano Shullazit, por edhe Arbjon Aliko dhe Genci Balla janë të dënuarit eparë që provojnë qelitë e izolimit. Transferimi i Emiljano Shullazit, BlerimShullazit, Gilmando Danit, Endrit Zelës dhe Endrit Qyqjes nga qelia e zakonshmee vuajtjes së dënimit në atë të izolimit është pa probleme.
Regjimi"41-bis" është qëndrimi prej një periudhë deri në një vit në njëdhomë të monitoruar me kamera 24 orë.
Burgu iPeqinit dhe 313-ta në Tiranë do të jenë ambientet ku do të izolohen anëtarëtdhe krerët e dyshuar të organizatave kriminale.