Të rrosh me KEMP, varfëri ekstreme në familjen Murra, apel për ndihmë

Humbja e babait të Arjanitsolli një barrë të madhe për djalin e vetëm të familjes Murra.

Ai duhet tëkujdeset për nënën e cila vuan nga një sëmundje e rëndë e pashërueshme duke epenguar të riun që të ketë punë për të siguruar të ardhura.

“S’kemi mundësi për asgjë, pa punë jam, mamin sëmurë, nukkam as vëllezër, as motra, i bë të gjitha vetë. Më parë isha në punë, por taninuk jam më se duhet figuracione dhe unë nuk kam. Kështu të kapin të fusin brendapo të kapën në punë të zezë.”

Dikur të ardhurat ifitonte në emigrim, por pamundësia ia ka penguar lëvizjen.

“Në Greqi nuk iki dot se kam hallin e mamit, nuk kam njerikëtu afër që ta ndihmojë.”

KEMP-i që merrmamaja e Arjanit, sipas tij, zor se përballojnë edhe ilaçet.

“Ajo një KEMP merr dhe nuk shlyen drita dhe ujë. Për veteme lekët e plakës. Çfarë do të bësh me 100 mijë lekë.”  

Familja Murra nga fshati Llixha i qarkut Elbasan ka nevojë për ndihmën e të gjithëve, qoftë edhe për të siguruar një punë për 27-vjeçarin.