Rudina Xhunga flet për takimet me Aneta Ramën: Edi sa më shumë do, aq më pak e tregon
Gazetarja e njohur RudinaXhunga ka bërë një shkrim dedikuar nënës së Ramës, Aneta Rama. Ajo ka folur përtakimet që ka bërë me Anetën ndër vite, duke ndarë me publikun informacionemjaft interesante.
Gazetarja Rudina Xhunga në njëshkrim dedikuar ndarjes nga jeta të Aneta Ramës, nënës së kryeministrit, rrëfentakimet që pati me të ndër vite.
Nga Rudina Xhunga
Unëe kam takuar vonë teta Netën, në makinën e Edi Ramës, atëherë ministër Kulture.Zbriti në Kombinat, te varrezat. Pyetjes si do të kthehej në Tiranë, të tëbirit, që do të vazhdonte rrugën për në Vlorë, iu përgjigj: “E gjej vetë.”Rama, sapo ishte emëruar ministër Kulture dhe daljen e parë si i tillë, e bërinë qytetin ku kaloi fëmijërinë.
Atyafër shtëpisë së kohës kur mësoi notin në Vlorë, hipi në timonin e një autobusitë djegur dhe i premtoi qytetit që e donte siç do njeriu fëmijërinë e vet dhe embante në mendje si oborri me lule i shtëpisë së Anetës, në Vlorë.
Kohë më pas kur flisje me teta Netën për Vlorën, e kuptoje kollaj, pse Edi edonte qytetin. Ajo mbante mend çdo detaj, edhe vargjet e këngës së 45 kushtuarnjë fëmije që vdiq aksidentalisht, ndërsa ktheheshin nga koncertet e pasluftës.Kur ma tregoi dhe i thashë që ai ishte xhaxhai që nuk njoha kurrë, ajo u bëpërgjithmonë e shtëpisë, për mua.
Etakoja, pavarësisht humorit të Ramës, që nuk qe kurrë dy herë njësoj. “Mos iamerr për keq, kështu është ai. Ja sa iku sot, më pa me këtë fundin me lule;“Ç’e ke këtë?”, tha e nisi të tallej.
Pounë e njoh e nuk ia marr për keq. Sa më shumë do, aq më pak e tregon."Teta Neta vetëm krenohej me të birin. Nuk e tregonte kurrë lëndimin, kuria sulmonin djalin dhe prej djalit, atë vetë, kurrë. Erdhi një ditë, te TopChannel ku punoja, për të kërkuar një material arkive. Donte të padisteBerishën që e kishte fyer publikisht. Me këto gjëra mund të merrej fare mirë,zyra e shtypit e Ramës, po ajo i bënte vetë. “Boll punë ka Edi. Unë këtë e bëjpër vete, për Kristaqin. Do e hedh në gjyq.”
Dhe u ul në tavolinën e fundit të kafes së Topit, e më tregoi për ndjenjën që ikishte shkaktuar fjala e Berishës, që ajo e njihte mirë. Ishte e dërmuar. Unërrija e dëgjoja. Kur gjyqi u mbyll dhe ajo e humbi, m'u rikthye në kujtesëportreti i asaj dite, i Aneta Ramës, që me gjithë lëndimin, nuk ia lintebarrën, as shkarkonte mërzinë të birit. “E gjej vete.”, -thoshte, ajo gruaVlore, që e pata shumë xhan njëherë e përgjithmonë, pas asaj dite kur e pashëtë trishtuar, por të padorëzuar, me atë zërin karakteristik e portretin krenar,të pangatërrueshëm.
Ajonuk merrte kurrë në telefon të thoshte diçka për të birin dhe punën e tij. Nukbesoj ta ketë bërë me askënd. Nuk ankohej, nuk kërkonte, nuk priste, nukndërhynte.
Një ditë i shkova në shtëpi kur ishte sëmurë. Më tregoi atë ditë për herën eparë të Edit në Greqi. “Sapo u hapën kufijtë dhe Edi shkoi te njerëzit e mi nëGreqi. Po kur u kthye qe gjithë inat. “Po çfarë kanë ata më shumë se ne, që tëjetojnë kaq mirë.”, më thoshte. Çfarë kanë grekët më shumë seshqiptarët?!" Nuk e pranonte dhe qe vërtet i tronditur, në vend tëkënaqej, siç doja unë që ia këshillova të shkonte.”
Pastajmë tregoi fotot e të birit të vogël, që nuk ndryshoi kurrë. “Nuk u bë dotgojëmbël, por mbeti njeriu që atë që e mendon, ta thotë, pastaj e bën.”, më thaAneta Rama në atë takim të fundit të gjatë me të. "Do të rrish për drekë,kam peshk nga Vlora.” -, tha në fund, po atë çast mori Zaho në telefon dhe unëika, ndërsa e kam në sy, si atë ditë, ulur në divanin, e rrethuar nga fotot efëmijëve të vegjël dhe dashurisë së saj të madhe, Kristaqit. Dikur më tregoi senuk i pëlqente më të festonte ditëlindjen, që i përkonte me ditën e martesës,qyshkur iku i shoqi. Në ditën e lindjes së tij, edhe ajo vendosi ta shoqërojëpërgjithmonë. Kur lexova lajmin, m'u kujtua dita kur e pashë të zbriste ngamakina e të birit ministër, me një tufë lule për në varreza dhe zërin e saj: “Egjej vetë si kthehem.”
Nënatjanë dashuria më e madhe që ka njeriu. Kur ato nuk kthehen më, është evështirë. Për fat nënat nuk ikin kurrë. Janë diku, gjithmonë duke të vështruarnga lart dhe miratuar me kokë, çfarë ti bën dhe nuk bën. Ç'fat të kesh nënë tëmençur.
Kam dashur gjithmonë ta intervistoj Aneta Ramën, po sikleti i zërave që nakompleksojnë: “Ja kjo, do e intervistojë se është nëna e Ramës.” Ah sa gjynah,që nuk e bëra.
Uula dhe shkrova dy fjalë për të, siç bëjmë, vetëm kur njerëzit ikin, se nukdimë sa njerëzore është t'ua themi sa janë gjallë. Teta Neta, lamtumirë! /Marre nga dritare.net/