Studim: Mbyllja e shkollave ndikoi në reduktimin e vdekjeve dhe të infektuarëve me Covid-19

Gjatë një studimi të bërë nga disa studiues amerikanë u tha se mbyllja e shkollave në disa shtete amerikane nga muaji mars deri në maj ka ulur rastet e infektimeve me Covid-19 shkruan CNN.

Shtetet që mbyllën shkollat më herët kishinshifra më të ulëta krahasuar me shtetet që bënë mbylljen e shkollave më vonë.

Studiuesit nga Qendra Mjekësore Spitalore e Fëmijëvedhe Rrjeti i Kërkimeve Pediatrike në Rrjetin e Vendosjeve Spitalore në Ohioshkruan se: “Analizat e paraqitura sugjerojnë që koha e mbyllja e shkollës mundtë ketë qenë e shoqëruar me rreth 1.37 milion më pak raste me koronavirus gjatëperiudhës  26 ditore dhe 40.600 më pakvdekje gjatë një periudhe 16 ditore.”

Sidoqoftë, studiuesit shprehen se studimi ityre nuk mund të përdoret në debatin aktual rreth rihapjes së shkollës apo jo,pasi në pranverë  vetëm shumë pak njerëz vendosninmaska dhe respektonin masat e marra.

“Përhapja e rasteve me Covid-19, që lidhet mehapjen e shkollave mund te zbutet me ndërhyrjen për kontrollin e infeksionit,duke përfshirë larjen e duarve, respektimin e distancës sociale dhe mbajtjen emaskave.”- shkruhet në studim.