Shpresë për vaksinën Covid, testi i Moderna-s jep efekt tek majmunët, rrit imunitetin

Vaksina anti-covid qëpo zhvillohet nga kompana amerikane “Moderna” jep shpresë për gjetjen e kurekundër koronavirusit. Vaksina ka dhënë rezultate shumë inkurajuese tekmajmunët, duke shkaktuar një reagim të fortë imunitar në parandalimin e Covid19. Tanimë pritet të nisë faza e tretë e testimit në 30.000 njerëz.

Vaksina e eksperimentale kundër Covid 19 e kompanisëamerikane “Moderna” duket se ka dhënë efekt pas testimit tek majmunët.

Sipas të dhënave të publikuara nga “Neqë England Journal ofMedicine”, vaksina shkaktoi një reagim të fortë imunitar dhe parandaloikoronavirusin të riprodhohet në hundë dhe në mushkëritë e 16 majmunëve.

“Kjo është hera e parë që një vaksinë eksperimentaleCOVID-19 e testuar në primatët jo-njerëzorë ka kontroll të tillë të shpejtëviral në rrugët e sipërme ajrore”, tha Instituti Kombëtar për Shëndetin, i ciliishte pjesë e grupit që zhvilloi vaksinën.

Kafshët prodhuan nivele të larta antitrupash neutralizueseqë sulmojnë një pjesë të virusit SARS-CoV-2.

Veçanërisht, majmunët që morën të dy nivelet e dozave, 10mikrogramë dhe 100 mikrogramë, prodhuan antitrupa në nivele më të larta se atoqë gjenden te njerëzit që janë rikuperuar nga COVID-19.

 Studiuesit thanë sevaksina gjithashtu shkaktoi prodhimin e një qelize imune të njohur si qeliza Tqë mund të ketë ndihmuar në rritjen e përgjigjes së përgjithshme.

Mëgjithatë zbulimet nuk garantojnë që vaksina do të ketë tënjëjtin efekt tek njerëzit, por rezultatet konsiderohen inkurajuese. 

Faza e tretë e testimit në 30.000 njerëz pritet të përcaktojëefektivitetin dhe sigurinë e vaksinës.

Nëse gjithçka shkon sipas parashikimit, prodhimi i vaksinësanti-Covid pritet të fillojë në muajin nëntor ose dhjetor.

Për të ndihmuar në financimin e zhvillimit të vaksinës,qeveria amerikane ka akorduar një fond prej 955 milion dollarësh.