Meta me bluzen e Tiranës pas fitimit të kampionatit: Më në fund u kthye buzëqeshja
Nga OraNews Përditësimi i fundit 29 Korrik 2020, 21:48
I pranishëmnë ngritjen e kupës së Kampionatit Shqiptar nga Tirana, ishte edhe presidentiMeta.
Meta i veshur me xhaketë blu mbi bluzën eTiranës për të qenë i pranishëm në stadiumin “Air Albania” dhe u shpreh seTiranës iu kthye buzëqeshja.
Meta: Fansat e Tironës kanë kaluar vite të vështira dhe më në fund u kthye buzëqeshja. Unë kam dy fanella, një ma ka dërguar Rudi Vata që ka luajtur edhe për Selltik dhe tjetrën ma ka dhuruar klubi i Tironës. Sot do të dëshiroja të komentoja padyshim sikurse ka ndodhur para shumë vitesh, por rezultati flet vetë, s’ka nevojë për komente. Tirana ka udhëhequr gjatë gjithë vitit dhe i urojmë suksese në kompeticionet ndërkombëtare.
