Pas fitores së kampionatit, KF Tirana publikon himnin e ri të ekipit

Me rastin e fitores së kampionatit shqiptar të futbollit, Tiranaka menduar dhe për "rinovimin" e himnit të ekipit.

Pas 11 vitesh mungesë të trofeut, Tirana publikoi këtë tëmartë himnin e ri të titulluar "Bardh' e blu".

Ajo vjen nga një bashkëpunim mes këngëtares Ronela Hajatidhe Dj Sardi të cilët mjeshtërisht kanë sjellë emocione kampionësh.

Tirana e mbylli kampionatin matematikisht 2 ndeshje përparapërfundimit të saj me 7 pikë diferencë ndaj vendit të dytë Kukësit.

Është një sukses i madh i bardhebluve të cilët nuk kishin arritur të merrnin trofeun prej 11 vitesh.