Lorik Cana feston ditëlindjen, Rama bën parashikimin: S’do jetë e largët dita që do zbresësh si udhëheqës në Arenë
Ditëne sotme ish-kapiteni i kuqezinjëve, Lorik Cana, feston 37-vjetorin e tij. Përmesnjë postimi në “Facebook”, kryeministri Edi Rama ia ka uruar ditëlindjen dheshpreh dëshirën e madhe që një ditë ta shohë atë si trajner i kuqezinjëve tëShqipërisë apo të verdhebluve të Kosovës.
Postimi i plotë:
“#EDHE100?
LORIK CANA ështëndoshta i vetmi bartës i fanellës kuqezi apo të paktën i vetmi që unë njoh, qëfushën e blertë të futbollit dhe fushën e historisë së shqiptarëve, i ka jetuarsi dy gjysmat e së njëjtës fushë të pasionit të tij.
Idhënë tërësisht pas sportit më popullor në botë, qysh në fëmijëri, falëtalentit, vullnetit dhe një babai të paepur në ëndrrën për ta parë djalin nëmajat e lojës me top, Loriku u ngjit lart e la gjurmë në çdo skuadër ku luajti.
Aimbajti shiritine kapitenit në shpellën e ujqve francezë të Olimpikut të Marsejës dhe u bësimboli i Kombëtares së shqiponjave të mbledhura nga tërë trojet shqiptare, përta çuar flamurin kuqezi për herë të parë në histori në Finalet e Europës.
Po çka e bënkrejt të veçantë kingun kosovar, në rrugën e mundimshme drejt majave të futbollit,ku pati jo njëherë dhe taksiratin e dëmtimeve fizike që do kishin shtrirëpërtokë edhe një elefant, është pasioni i tij për historinë, origjinën, gjuhën,luftrat, përpjekjet e shqiptarëve në shekuj.
Nuke di a ishte fanella kuqezi që e çoi Lorikun tek leximet mbi betejat eshqiptarëve në shekuj apo ishin leximet e betejave që e bënë atë ta përjetontefanellën si koracë lufte për Shqipërinë në fushën e betejave sportive, por saherë e kam takuar e folur me të për Kombëtaren, aq herë më është dukur sikurflisja me ndonjë prijës ushtarak të etur për fitore të vështira, e jo me njësportist të ngopur me lavdinë e tij.
Loriku utërhoq nga fusha e blertë, kur trupi i plagosur nuk e ndiqte dot më ambicien eheroit, për të udhëhequr me forcën e shembullit beteja deri në pikën e fundittë gjakut dhe iu përkushtua krijimit e zhvillimit të një fondacioni për fëmijët.
Duke ia uruarsot ditëlindjen kapitenit të paharrueshëm të kuqezinjve, nuk e di pse kambindjen se nuk do të jetë e largët dita kur prijësi i hijshëm, do të zbresëpërsëri në arenë për të udhëhequr kuqezinjtë e Shqipërisë a verdheblutë eKosovës apo kushedi, pse jo, një armatë të trojeve të bashkuara në të ardhmen,në ndonjë luftë sportive të paharrueshme përsëri. Amen!
