Fabio Quartararo fiton çmimin e madh të Andaluzisë, Rossi ngjitet në vendin e tretë
Fabio Quartararo fitoi garën e dytëradhazi në MotoGP në pistën e Andaluzisë duke u shkëputur 10 pikë nga vendi idytë që mbahet nga Maverick Vinales.
Talenti 21 vjeçar i ka dominuar të dygarat e fundit, ku këtë të dielë pasi u nis nga pole position shënoi dhe xhironmë të shpejtë në pistë.
Në podium bashkë mepilotin e Petronas Yamaha SRT u ngjitën edhe dy pilotët e Yamahas, MaverickVinales dhe Valentino Rossi, që bëri një garë shumë të mirë duke iu gëzuar në fundvendit të tretë.
Vendi i 4-t për japonezin TaakakiNagami, që në mungesë të Marc Marquez, mbajti lart flamurin e Hondas i ndjekurnga Joan Mir dhe Andrea Dovizioso.
Ky i fundit u tërhoq nga garat pasivetëm pak ditë më parë iu nënshtrua një operacioni në shpatull. Kjo për shkak tënjë përplasje në garën e para 1 jave në çmimin e madh të Spanjës.
Marquez u paraqit në provat zyrtarepor për shkak të gjendjes së tij fizike nuk mori pjesë në garë.