Uzuni: Kam pasur oferta nga Katari me rrogë më të lartë, por doja të rritesha profesionalisht
I ftuar në emisionin Ora Sport ishtelojtari Myrto Uzuni i cili sëfundmi ka zyrtarizuar transferimin tek skuadra eFerencvarosit në Hungari.
Ai u shpreh se ishte një zgjedhje ecila do i hapë rrugë zhvillimit të tij profesional. Për Ora Sport ai ka zbuluarse ka pasur oferta dhe nga Katari me një pagesë shumë herë më të lartë, por nuki ka pranuar.
Uzuni:Kalimi tek Ferensvarosi, isha shumë i gëzuar.Isha në bisedime me skuadrën. As gjumi nuk më zinte natën për kalimin nëHungari. Unë ndihem me shumë vetëbesim. Besoj se do arrij akoma më shumë,gjithashtu edhe për të shënuar. Kam shënuar 12 gola dhe 7 asiste në Kroaci. Qëllimete mia janë të qarta. Dua të arrij majat e futbollit dhe dua të punoj shumë përkëtë. Unë kam parë se është ekip kampion dhe shoh mundësinë për të shënuar shumëgola. Unë kam pasur oferta edhe në Katar ku më ofruan akoma më shumë lekë porvendosa të shkojë tek Ferencvarosi. Kampionati korat është një trampolinë shumëe mirë për lojtarët, por unë e kam biseduar shumë me menaxherin tim për këtëtransferim.