Manchester United “pren biletën” për Uefa Champions League, fiton ndaj Leicester City-t

Pas disa vitesh mungesë, më në fundManchester United kualifikohet në Uefa Champions League.

“Djajtë e kuq” e konfirmuan një vend nëfazën e grupeve pas fitores këtë të dielë me skuadrën e Leicester City meshifrat 2-0 duke u renditur në vendin e tretë me 66 pikë.

Ndërkohë një vend më poshtë renditetChelsea me të njëjtën kuotë pikësh por “djajtë” kanë një golavarazh më të mirë.

Golin e parë të këtij takimi e shënoiBruno Fernandes nga pika e bardhë e penalltisë vetëm në minutën e 71’.

Ndërsa minutën e tetë shtesë ishteLingard që shënon duke prerë biletën për në Europë.

Në anën tjetër Chelseafitoi një ndeshje pa shumë mund ndaj Wolves me rezultatin 2-0 në “StamfordBridge” me gola të Mason Mount dhe Oliver Giroud në fundin e pjesës së parë.

I shpëton rënies nga kategoria AstonVilla, që barazoi 1-1 me West Hamin, ndërsa Arsenali sanksionoi rënien e Ëatfordit,që e mposhti 3-2 në “Emirates”.

Bournemouthit nuk i mjaftoi suksesi1-3 në fushën e Evertonit për mbijetesë, ndërsa Tottenhami, me barazimin 1-1 nëfushën e Crystal Palace siguroi pjesëmarrjen në Europa League sezonin eardhshëm.